(11.2.1924)

Hil Mosi kishte vrejtje të shumta për presidentin Willson. Në bisedimet e 11 shkurtit 1924 ai kërkoi fjalën pas Fan Nolit dhe midis të tjerave theksoi:

“Atë ditë kur z. Rauf  Ficoja propononte 5 minuta pushim për vdekjen e Willsonit, unë kisha kërkue fjalën, po s’m’u dha. Sot kolegu i em i ndershëm Emzot Fan Noli, me të cilin do të jem sot në kundërshtim sado që thue po gjithnjë jemi dakord më dha rasën të them ato qi kisha dasht të them atë ditë.

Me gjithë respektin ma të madh qi kam për popullin amerikan, e sado qi duhej të flisja ndryshe për nji personalitet si ajo e Willsonit, ne këtu si përfaqësues të popullit, do të flasim tue shfaqun opinionin publik, se noshta për oportunitet do të isha i shtërnguem me fol ndryshe. Willsoni në politikën e tij drejt Shqipnis ka mbajt nji atitude të dyshimtë, sado qi indirekt mund t’i ketë ba shërbime.

Unë këtu do të flas mbas interesit kombëtar ose ma mirë me thanbë shqiptar. Willsoni qe ai qi propononte Fiumen Jugosllavis tue lanë Vlonën Italisë e viset e Jugës Greqis.

  1. S. Delvina: (kundërshton).
  2. Hil Mosi: Po shoh se kolegu i em Z. S. Delvina kundërshtone po bahet shumë nervoz, po i lutem t’i mbajë pak nervat. Unë po të flisnja si shkodran lypsej t’i falënderoja veprës së të ndjerit Ëillson për atituden që mbajti për mbrojtjen e Shkodrës.

Por tuj folë si thamë ma sipër mbas interesave kombtare mos të harrojmë se përkrahas me Willsonin gjithë nji politikë të tillë për ndamjen e Shqipnisë jugore ka mbajtë dhe senatori Lodge, i cili tuj u përgjegjë komitetit vorio-epirot u premtonte atyne Gjinokastrën dhe Korçën.

Prandaj pra tuje lanë jashtë çdo kompliment politik unë dhe nji herë shfaq respektin ma të thellë qi ndiej për popullin e lirë amerikan, e se për personalitetet e huaja qi vdesin thom: Zoti i ndjeftë e na paçin lënë shëndetin e fatbardhësinë pas”. (duartrokitje)

error: Content is protected !!