Dushan Mugosha ka qenë udhëheqësi kryesor i komunistëve gjatë luftës civile, tetor 1943 deri në maj 1944, kur u largua nga Shqipëria.
Në dhjetor 1943 ai i shkruante Haki Toskës për të bërë një mbledhje të komitetit qarkor të Gjirokastrës të PKSH. Mbledhja do të bëhej për të përjashtuar komunistët që ishin jo shumë aktive në luftën civile që kishte filluar.
Mugosha asokohe ishte në Sheper të Zagorisë, ku bazat komuniste nga Mugosha drejtonte operacionet mbi Jugun e Shqipërisë.
I dashur Vogli,
Sipas mejtimit tim asht e nevojshme që të mblidhet aktivi i partisë ati grupi (përgjegjësit e celulave të terrenit). E mbasi un ndodhem këtu afër jush ahere do bej ç’mos që të vij në aktiv. Ti edhe K.q (komiteti qarkor – shënimi im) duhet të punoni mirë e mirë qarkoren e fundit KQ (Komitetit Qendror – shenimi im), sepse ajo duhet të jetë ceshtja e ditës.