Bejlerët shqiptarë, historiografia komuniste i ka denigruar në mënyrë të padrejtë. E kundërta ka qenë e vërtetë. Ndër dokumenteve të shumta, mësojmë të vërtetën për kontributin e tyre në të mirë të Shqipërisë. Ja një raport i konsullit të Rusisë në Manastir, që mban datën 18 qershor 1910.

Më 3 korrik 1910, konsulli i Rusisë në Manastir, u nis për një udhëtim në kazanë e Korçës, për të njohur nga afër ndjenjat e shqiptarëve. Gjatë këtij udhëtimi, theksonte ai, “unë pata rastin të takohem dhe të bisedoj me bejlerët më të çquar shqiptarë të Pogradecit dhe të Korçës: me Hysref beun, pronari më i pasur me influencë të madhe i Pogradecit dhe birin e tij Hajdar, me kryetarin e Lidhjes Shkollore “Përparimi” në Korcë Orhan Beu Pojani dhe me vëllanë e tij Sami Beun, redaktor i gazetës Korca; me Ali Bej Frashërin, kryetar i Klubit Shqiptar “Bashkimi”, me fisnikët e çquar Tefik Bej Frashëri, Ymer Bej Zavalani, Hysen dhe Sulejman Bej Dishnica dhe me shumë të tjerë. Të gjithë ata janë nacionalistë të flaktë dhe patriotë të mëdhenj shqiptarë…”

error: Content is protected !!