Revista Diturija, në numrin e 1 dhjetorit 1926, përshkruante një ngjarje të rëndësishme.

Zoti Konstantin Papagjorgji, nga Berati, që kishte qenë shkronjës i mitropolisë së Beratit, i kishte rrëfyer Mid’hat Frashërit, një fakt historik që sipas Frashërit, meritonte të shënohej. Ishte fjala për një shërbesë fetare, në Berat, më 1897.

Meqenëse në atë kohë krahina e Shpatit ishte nën juridiksionin religjioz të mitropolisë së Beratit, shumw shpatarakë me dy priftërinjtë e tyre në krye – Papa Dhimitri dhe Papa Jovani nga Elbasani shkuan në Berat, të ankoheshin tek mitropoliti Dhorothe.

Me atë rast, më 26 tetor, ditën e Shën Mitrit, u bë një meshë krejt shqip në kishën e mitropolisë, në Kala, prej vet mitropolitit, i ndihmuar nga dy priftërinjtë e ardhur me shpatarakët.

Diturija citon të thënat e Z. Papagjorgji, sipas të cilit mitropoliti Dhorothe ishte mjaft liberal, madje gjatë viteve 1880 ose 1882, qenkësh bërë një libër shqip mbi shërbesat e meshës. Dorëshkrimin e tij e kishte paskësh parë vet mitropoliti Dhorothej në atë kohë.

error: Content is protected !!