E para vajzë shqiptare me shkollë të larta ka qenë Sevasti Qirjazi. Ajo ishte bija e Dhimitrit dhe Marijes, e u lind në Manastir më 1870. Në 1888 u regjistrua në Fakultetin e Letërsisë në Stamboll. Tre vjet më pas merr diplomën.

Në ceremoninë e diplomimit takohet me Naim e Sami Frashërin të cilët kishin ardhur në ceremoninë e dhënies së diplomës.

Në tetor 1891, bashkë me të vëllanë, Gjerasimin, hapin të parën shkollë shqipe për vajza, në Korcë. Në 1894 i vdes vëllai, por po atë vit dipomohet e motra Parashqevia dhe vjen në Korçë të ndihmojë të motrën.

Më 1908 ftohet të marrë pjesë në Kongresin e Manastirit, por e zënë me shumë punë dërgoi të motrën. Në 1910 martohet me Kristo Dakon, një veprimtar i shquar i kohës. Më 1913 i dërgon Konferencës së Londrës një memorandum në lidhje me kërkesat e shqiptarëve për territoret e tyre etnike.

Më 1915, Komiteti Lidhja Kombëtare dërgon në SHBA Kristo Dakon, Sevastinë dhe Parashqevinë për të punuar për çeshtjen shqiptare. Në Boston MASS. botuan revistën “Ylli i Mëngjezit”. Kthehet në Shqipëri, më 1922, dhe rihap shkollën e vajzave.

Më 1943 arrestohet nga GESTAPO,me të gjithë antarët e familjes dhe Parashqevinë dhe internohet në një kamp përqendrimi në afërsi të Beogradit. Vdiq më 1947, në moshën 78 vjeçare.

Sevasti Qirjazi Dako fliste 7 gjuhë: Shqip, Anglisht, Frengjisht, Turqisht, Greqisht, Bullgarisht dhe Rumanisht.

error: Content is protected !!