Forcat komuniste shqiptare qëndruan në Kosovë dhe Maqedoninë Perëndimore deri në fund të dhjetorit 1945, për të eliminuar nacionalistët shqiptarë. Një nga detyrat e tyre ishte të mos i lejonin nacionalistët e mbetur gjallë të largoheshin në drejtim të Greqisë.
Në një urdhër operacioni të dates 23 tetor 1945, qe komandanti dhe komisari i Brigadës V –ë Partizane i dërgonin nga Kërcova batalionit II-ë të asaj brigade, bëhet fjalë për 200 ballistë që ishin drejtuar në zonën Dibër-Bukovok-Zajaz.
Komunistët shqiptarë në bashkëpunim me Brigadën III Jugosllave do të bënin një operacion që t’i shtërngonin të dorëzoheshin ose të asgjesoheshin në mënyrë që të mos kalonin kufirin për tu hedhur në Greqi.