Për të ruajtur territoret shqiptare nga copëtimi i Fuqive të Mëdha në Kongresin e Berlinit, protestuan:
Përfaqsuesit e popullsisë myslimane të Shkupit: Ismail Haki Myftiu, Edip Beu, Haxhi Baki Efendiu, Jashar Beu, Jashar Efendiu, Mehmet Efendiu, Maliq Beu, Muhtar Efendiu dhe Hasan Efendiu.
Përfaqësuesit e komunitetit të krishtërë orthodoks të qarkut të Shkupit: Haxhi Kosta, Kosta Sidof, Dhimitri Stamuli, Stojan Galle, Mikael Stamuli, Lehnida Niotti, Nerandsi Georgiadis.
Përfaqësuesit e komunitetit izraelit të qarkut të Shkupit: Bohor Hassar, Juda Matalon, Jossef Navaro.
– Me 24-VI-1878, Mirimiram Iliaz me shum banorë të Manastirit e të viseve tjera të Shqipërisë e të Bosnjes, i parashtruan Kongresit se nuk do të njihnin qeveri tjetër pos asaj të Babi Alisë (Portës së Lartë), me të cilën do të hynin në marrveshtje drejt për drejt për reformat që do të zbatoheshin në Shqipëri.
– Me 25-VI-1878, Myfti Zeneli me shum banorë të Prishtinës protestuan kundër një rishikimit të kufirit që do t’i bashkonte me vendet sllave.
– Me 26-VI-1878, Iliaz Pasha me tjerë banorë të Dibrës, Prishtinës, Manastirit, Mitrovicës, të Pazarit të Ri etj., kundërshtonin e s’donin t’i bashkoheshin Malit të Zi ose Bullgarisë.
Raport i konsullit austro-hungarez në Manastir dërguar delegatit të Austro-Hungarisë në Kongresin e Berlinit; Cituar sipas revistës Leka, numër kujtimuer i 60 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit vj. XI – nr. VI-XII. Shkodër, mars 1940.