Konsullata Austro-Hungareze në Vlorë, në 31 tetor 1878, lajmëronte konsullatën e përgjithshme të Vjenës në Janinë, për ardhjen e Abdyl Frashërit. Sipas konsullit, ai kishte qëllim që Lidhja të ishte thjesht shqiptare dhe të vendoste të qeverisej prej tre pashallarve të pavarur, por tributarë të Sulltanit, duke shpallur lirinë e besimit e barazinë e të gjithëve përpara Ligjit. Nuk duhet harruar, – theksonte konsulli, – se masonerija në Turqi i ka shti rrëjët e veta e se ky Abdyl Beu mund të jetë një mis i lidhjes.

Çeshtja mbahet shumë e mshehtë, – vijonte konsulli, – dhe me sa duket Shkelqesia e Tij Mustafa Nuri Pasha nuk është pa dijeni. Mustafa Nuri Pasha nuk do të jetë pa dijeni mbi ketë çeshtje, – theksonte konsulli, – pse para disa ditësh unë i thashë se gjyqi tregtar nuk do të shkruante në gjuhë turqishte që se njohin të gjithë, por në greqisht, nuk më la të mbaroja fjalën e ma priti: Gjuha e vendit është gjuha shpipe e në gjuhë shqipe duhet të jenë të gjitha aktet.

Konsulli ankohej edhe për Abdyl Frashërin: Abdyl Beu që tash 12 vjet njihet me mua nuk shihet më, sikur të tjerët beglerë e agallarë të jashtëm; e deri berberi Rustem, i cili nuk mungonte as njw ditë pa më ardhë në shtwpi e që e pata shpëtuar prej burgut të Beratit, më është larguar. Programi i Lidhjes është me qëllim krejt kundra Austri-Hungarisë

error: Content is protected !!