1- Të jenë dhe dy ministra të krishterë njëri grek tjetri armen. Kështu duhet që të jetë të paktën edhe një ministër shqiptar, sepse shqiptarët synë te mbretëria otomane, edhe më të zotët nga të gjithë janë.
2- Rrogëtarët e Guvernës në Shqipëri të jenë të gjithë shqiptarë, ose qofshin dhe të huaj, po të dinë medoemos gjuhën e vendit …
3- Kur të zgjedhë populli deputetët e tija, të mos i shtërngojë Xhemijeti i Jahudinjve “Donme” të Selanikut njerëzit që të nxjerin ata që duan ata, po të lërë llauzë e varfër të zgjedhë ata që do ai, sepse edhe konstitucioni ashtu thotë.
4- Asnjë “Donme” të mos jetë mehmur në punëra të gubernës, sepse këta janë njerëz me dy faqe, janë jallanxi myslimanë, punojnë për shoqërinë Sione.
5- Ushtarët shqiptarë të mos dërgohen në vende të largëta, me qëllim që të shuhet rraca jonë, po të stërviten dhe të përdoren për të mbrojtur të Rumelisë.
6- Klubet e Xhemietit, ose më mirë: këto guvernat Tirane të Turqisë të mos përziehen fare në punën e të zgjedhurit të Këshillave të Beledijeve as me fuqinë e Zabitëve as me atë të Hyqymistëve, Këshillat të zgjidhen pas nomit konstitucional.
7- Të shtohej një nen i ri. Guberna (apo që të mos gënjehemi më mirë të themi) Xhemieti i Donmeve të Selanikut të mos na ngatërronjë duke kallur në mes tënë grindje, me shkronjat ebraishte.
8- Një i ri tjetër. Të njihen zyrtarisht shkronjat latine për gjuhën shqipe dhe, të ndiqen nga guberna ata që këllasin spica me shkronjat ebraishte.
9- Nyje tjetër. Sheh- ul- Islami të nxjerrë fetva duke konsulltuar shqiptarët që, i njëjti Kuran nuk urdhëron asgjë për shkronjat gjuhërave dhe secili do zoti i lirë ta shkruajë gjuhën e vet me cfarë shkronja të dojë.
Nyje i ri. Jahudinjtë “Donme” të cilët sot janë në nofus të Turqve, të ryjnë në radhua të Jahudinjve osmanllinj.
AQSH, fondi Sotir Kolea, dosja 67, f. 198-200; Letër e Athanas Tashkos dhe Jani Vruhos, datë 14 mars 1911, dërguar Sotir Kolesë.