Më 7 mars 1943, “I Vogli” (Haki Toska) i dërgonte një letër “Tërmetit” (Shefqet Peçi) ku i shkruante: “Në rast se Lefter Talo (Muzhiku) është bashkuar definitivisht me çetën Çame, ngarkohet nga ky Qarkor si Komisar Politik i çetës në fjalë. Të porositet Muzhiku e të gjithë shokët të kenë sytë të hapëta për komandantin e çetës që të jetë nacionalist i ndershëm. T’i ruhen dallavereve të tij. Ti vetë duhet të kujdesesh për çetën çame në është me të vërtetë partizane”.
Më 14 mars 1943, Tërmeti i raportonte Komitetit Qarkor të PKSH për Gjinokastrën se “komisari politik që caktoni nuk është adapt për këtë detyrë dhe sidomos në këtë çetë. Ky është nervoz, egoist dhe pak lokalist gjë që e kritikojnë të gjithë të tjerët… Edhe vet vendi e antarët e çetës çfaqin nevojën dhe dëshirën të dërgohet nji komisar politik i jashtëm e kompetent…
Rexho Plaku, nga Konispoli, qëndron shumë mirë deri tashti, është nacionalist i ndershëm, na ka dhënur dhe jep kontributin e tij të sinqertë në punë, ky është personi më influent i krahinës.Ka lidhje borgjeze me shokët e çetës, me të gjithë shokët, edhe ai më i afërti, ushtrojnë një mbikqyrje të pandarë mbi të, me gjithë që qëndrimi i tij nuk lë asnjë dyshim…
“Grumi” me Rexho Plakun shkuan deri në Filat bashkë me disa shokë dhe atje u krijua një konferencë prej gjithë fshatarëve të Filatit dhe Qytetit për bashkëpunimin e çamërve në luftë kundra fashizmit me Grekër tok. Përfundimi qe i kënaqshëm e për këtë do ju tregohet verbalisht më me detaje”.
____________
(Ato dite ishte organizuar ceta e cila kishte keta drejtues: Komandant Haki Shehu, Nen komandant Taho Sejko, Komisar Politik Sami Murati, Nenkomisar Lefter Talo dhe Intendent Muharrem Demi”.