Në një letër që mban datën 12 dhjetor 1942, dërguar Qarkorit Provizor të PKSH për Gjinokastrën, njëri nga komunistët e zonës, Memo Meto, nga Kuçi, bënte një ekspoze për aksionin e Gusmarit, ku u përzu personeli qeveritar.

Midis të tjerave, ai raportonte se mbasi ishte larguar personeli qeveritar, shokët kishin lejuar rrebelimin e luftëtarëve në plaçkitjen e zyrave dhe të depove të atjeshme në mënyrë që edhe vetë partizanët kishin tentuar me armë kundra fshatarëve për të përfituar ata vet ndonjë teshë.

Sipas letrës në fjalë, i gjithë populli thoshte se aksioni i Kurveleshit qe një plaçkitje nga partizanët dhe se ata luftuakan jo për liri po për grabitje, e shumë pretendime nga goja e popullit më të rënda se këto.

Shokët partizanë, shkruante shoku Grum Brum, kanë hyrë në konflikte me njëri tjetrin në mënyrë që s’mund të shkohet jo përpara por dyshohet që këta vet të silurojnë punën e bërë deri sot.

Ai kishte pasur një bisedë telefonike me prefektin Tahir Kolgjini, por hollësirat për bisedën do tua përcillte një shok i dërguar prej tij.

error: Content is protected !!