Në një letër të komandës së batalionit partizan Krujë – Ishëm drejtuar Shtabit të Përgjithshëm, në 28 Nëntor 1943, shprehej shqetësimi për gjendjen në atë zonë, të krijuar pas ndarjes së Major Abaz Kupit. Midis të tjerave, në letër vihej në dukje se Xhemal Herri nw Zall Herr, Ali Shima nw Prezë, Xhemal Gjergji në Manzë dhe Ymer Sulë Keqi në Ishëm, konsideroheshin si reaksionarë, që i kishin venë në pozitë të vështirë, pasi Kryesia e Këshillit Nacionalclirimtar nuk kishte marrë ndonjë qendrim të caktuar.

Pas ndarjes nga Fronti Nacionalçlirimtar shumica e luftëtarëve, ata që kishin vetëdije, u shkëputën dhe u bashkuan me forcat e Abaz Kupit. Ata theksonin se në batalion kishin 50 vetë, shumica e të cilëve ishte vullnetarë.

Krerët e batalionit partizan akuzonin Major Abaz Kupin i cili, sipas tyre, u kishte sjellë pengesa dhe më tepër se 20 këshilla nacionalçlirimtare sabotoheshin nga influenca e tij.

Për të përballuar një situatë të tillë, – theksonin ata, – nevojitet një fuqi serioze dhe e shëndoshë e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare.

error: Content is protected !!