Josip Broz Tito : Çdo anim nga elementët reaksionarë të Shqipnisë do t’i sillte popullit shqiptar jo Lirinë, po robërinë sociale dhe mvarje kombëtare tek ajo fuqi, e cila mban ata elementa reaksionarë…
Në një letër që Josip Broz Tito i dërgonte Milos (Miladin Popoviçit) në 9 tetor 1943, i jep udhëzime se si duhej të vepronin me ushtarët italianë pas kapitullimit të Italisë, me misionet angleze që kishin ardhur pranë Shtabit të Përgjithshëm dhe me idene e krijimit të një Shtabi Ballkanik, ide kjo e komunistwve bullgarë dhe grekë.
Tito i udhëzonte se duhej të çarmatosnin ushtrinë italiane siç kishin bërë edhe ata, të cilët kishin çarmatosur 9 divizione dhe prej ushtarëve dhe oficerëve që donin të luftonin kishin formuar divizionin Garibaldi. Po kështu, Tito ishte kundër krijimit të një shtabi ballkanik.
-Mos lejoni, – theksonte ai, – që elementët e ndryshëm reaksionarë shqiptarë të spekullojnë dhe të fitojnë simpatinë dhe influencë në masat shqiptare, në çeshtjen e takimit të disa krahinave, sikurse është Metohija dhe Kosova, Shqipnisë.
Çdo anim nga elementët reaksionarë të Shqipnisë do t’i sillte popullit shqiptar jo Lirinë, po robërinë sociale dhe mvarje kombëtare tek ajo fuqi, e cila mban ata elementa reaksionarë…