Në një raport të komitetit qarkor të PKSH për Vlorën, dërguar KQPKSH informohej udhëheqja komuniste për gjendjen në rajonin e Vlorës. Me përjashtim të Himarës e Dukatit, theksohej në raport, gjithë krahinat e tjera qendrojnë mjaft mirë. Në Himarë vazhdonte indiferenca dhe u mungonte entusiazmi, ndërsa kur u binden, theksohej në raport, na binden vetëm se e shofin se jemi të fortë dhe jo se na njofin si pushtet…

Ndërsa për Dukatin theksohej se “pjesa më e madhe e Dukatit tërhiqet nga ata që deri dje kanë qenë me reaksionin. Elementat reaksionarë si Maliq Koshena dhe Mustafa Muslliu, (reaksionarë të dorës së parë) mundohen ta kenë popullin të grumbulluar rreth tyre për cdo eventualitet…E vërteta është se kanë urrejtje për Frontin dhe kanë besim në Anglo-Amerikanët… I gjithë populli është i armatosur, bile thuhet se kanë edhe mitraloza e mortaja që ua kanë dhënë aleatët gjat dimrit… Si në Himarë ashte edhe në Dukat, përvec punës politike, është e nevojshme edhe ushtrija se përndryshe ata nuk e njohin pushtetin tonë.

error: Content is protected !!