Në një letër që Mehmet Shehu i dërgonte Dushan Mugoshës më 9 shkurt 1944, midis të tjerave i shkruante: “Sefedinin e pushkatuam (konspirativisht), sepse, me fakte, mori rrugën e Xhelalit”.
Bënte fjalë për Sefedin Biçakun, ish komandant batalioni partizan. Atë e vranë fshehurazi, pasi kishte autoritet tek partizanët dhe populli, si bir i familjes së famëshme Biçaku, nga Elbasani.