Në gjysmën e parë të qershorit 1944, forcat partizane sulmuan forcat nacionaliste në Dibër, por pas betejash të ashpra u thyen dhe u tërhoqën.
Më 17 qershor 1944, Dali Ndreu, Tuk Jakova dhe Liri Gega i drejtuan një letër Hysni Kapos dhe Shtabit të Brigadës V partizane. Pasi bënin një përshkrim të hollësishëm për zonën e Dibrës, ata theksonin: Politikisht do të ishte më mirë të vepronim sipas planit që kishim mbi Lurë e Fush-Ali pasi mungesa e municionit nga njëra anë dhe ndryshimi i gjendjes nga ana tjetër na shtërnguan të mendojmë të marrim drejtim nga Debereka.