Forcat partizane që shkuan në Kosovë në gjysmën e dytë të vitit 1944, kryenin arrestime dhe ekzekutime të patriotëve shqiptarë. Vetëm në 24 dhjetor 1944 komanda e Brigadës V partizane u dha urdhër shtabeve të batalioneve që asnjë pushkatim nuk duhej bërë nga ana e tyre, “qoftë reaksjonar qoftë armik”. Të gjithë duheshin drejtuar pranë shtabit të brigatës me raportet përkatëse.
Sipas zv. Komisarit të Brigadës V, Sofokli Lazri, ishte vënë re se repartet ku vepronin arrestonin njerës të pafajshëm.

error: Content is protected !!