Me gjithë se në Kongresin e Lushnjes u formua qeveria, ajo nuk kishte autoritetin e duhur dhe pjesa më e madhe e territorit ishte jashtë kontrollit të saj. Shqipëria e Mesme ishte përfshirë nga protestat që kërkonin kthimin e Esad Toptanit në qeveri. Për të parë gjendjen në terren u krijuan dy komisione që të takoheshin me popullin. Pasi e vërtetuan se kryengritja ishte masive dhe kërkesa për kthimin e Esad Toptanit po ashtu, në 15 prill 1920, Këshilli Kombëtar vendosi të dërgonte një delegacion në Paris për tu njohur me programin e tij dhe për ta ftuar në Shqipëri. Ja si u diskutua në mbledhjet e Këshillit Kombëtar: