MILADIN POPOVIÇ, DREJTUESI I LUFTËS CIVILE BRENDA PKSH

(Miladin Popoviç, sekretari organizativ i Komitetit Qarkor të PKSH për Vlorën)

 

Që nga prilli 1942 deri në gusht 1943 vazhdoi lufta civile brenda radhëve të PKSH, luftë që u përqëndrua kundër komunistëve që e donin partinë të pavarur nga Partia Komuniste e Jugosllavisë. 

Këtë pikpamje e mbronin sidomos drejtuesit e Grupit të të Rinjve që drejtoheshin nga antarët themelues të PKSH, Sadik Premte dhe Anastas Lula.

Grupi i të “Rinjve” kishte ndikim të madh veçanërisht në qarkun e Vlorës ku kishte krijuar edhe çetën e parë partizane, e njohur si Çeta Plakë, e komanduar nga Neki Ymeri (Vangjo).

Për të vënë nën kontroll komunistët e Vlorës dhe luftëtarët e saj, jugosllavët që drejtonin PKSH dërguan Miladin Popoviçin me detyrën e sekretarit organizativ të Komitetit Qarkor të PKSH për Vlorën.

Miladin Popoviç dhe mbështetësit e tij i quajten fraksionistë dhe për ti nënshtruar, vranë komandantin e  Çetës “Plakë” të Vlorës Neki Ymerin dhe Shaskë Nexhipin, antar i PKSH dhe nënkomandant i çetës Plakë. Po kështu, ekzekutuan Xhafer Dalanin, bashkëpunëtorin më të afërt të Sadik Premtes, ndërsa vete Sadiku i shpëtoi atentatit. Gjithashtu, u vranë edhe dy komunistë nga Lepenica.

Grupi i Miladin Popovicit, përjashtoi nga PKSH 31 antarë të saj, të cilët i quajti fraksionistë, midis të cilëve Zyra Radhima.

Pas kësaj gjendja në Vlorë do të ndryshonte në favor të komunistëve të vijës se PKJ qe do ta shpinin popullin ne Luften Civile.  

Lufta kundër Grupit të të Rinjve dhe komunisteve te moderuar do të vazhdonte deri në fund të luftës, madje edhe pas saj. Elementët që kishin qenë në radhët e këtij grupi, edhe pse kishin luftuar, nuk besoheshin nga udhëheqja e regjimit komunist. Një pjesë u burgos ndërsa të tjerët mbaheshin nën kontroll nga komunistët e vijës së ashpër. 

_______________

Antarë të qarkorit të PKSH për Vlorën, në atë periudhë ishin: Miladin Popoviç (Aliu), Liri Gega (Muzhiku), Hysni Kapo (Besniku), ? (Atleti), Manush Myftiu (Heqimi) dhe Ramizeja (Gjebrea – Xh. S).

error: Content is protected !!