(Takimet me Esad Toptanin)
Koloneli House ka qenë këshilltari i Presidentit Willson dhe ka luajtur rol të dorës së parë në marrjen e vendimeve në Konferencën e Paqes në Versajë. Ndihmësi i tij, Kapiteni Stephen Bonsal takohej me mbretin Nikolla të Malit të Zi dhe Esad Toptanin dhe mendimet e tyre ia përcillte kolonelit. Nga informacionet e Bonsal, House përfytyronte edhe mbretin malazes dhe gjeneralin shqiptar: “Nga çka më tregon ti unë e përfytyroj Nikollën si John Sevier (ushtarak, politikan dhe një ndër themeluesit e shtetit të Tennessee) i cili bashkë më malësorët e tij i mundën keqazi “xhaketat e kuqe” (ushtrinë angleze) në Karolinë, ndërsa Essadin e përfytyroj si Wallace “këmbëmadhin” (keshtu quhej Big Foot Wallace, i cili ishte një ushtarak i famshem nga Teksasi dhe kishte marrë pjesë në shumë konflikte e luftra të armatosura në Republikën e Teksasit dhe të të gjithë Shteteve të Bashkuara të viteve 1840, përfshirë këtu edhe luftën mexicano-amerikane) icili, nuk do ta kishte problem të udhëtonte për një javë rresht mbi kalë në mes të diellit përvëlues të tropikut vetëm e vetëm që në fund të udhëtimit të tij të kishte mundësinë të luftonte e të bënte detyrën e tij si ushtarak. Kam kaq shumë dëshirë t’i takoj këta dy burra, por sigurisht për momentin e kam të pamundur”.
Cituar nga Stephen Bonsal, 1946; Kombet e Vogla në Versajë.