Raport i lietnantit Tulasne drejtuar kapitenit Vitrat, komandant i skuadriljes franceze në Serbi, mbi misionin e ngarkuar lietnantit Tulasne në Mitrovicë.
Misioni nisi në 15 nëntor 1915 dhe mbaroi në 6 dhjetor 1915. Në raport përshkruhen të gjitha ditët e misionit i cili konsistonte në shkatërrimin e të gjitha materialeve të mbetura, sipas një trajektoreje të përcaktuar që përfundonte në Shkodër.