15 JANAR 1944
Në Malësinë e Gjakovës u mbajt Konferenca e Këshillit Nacional Çlirimtare të Kosovës me pjesëmarrjen e delegatëve të Kosovës dhe të Rrafshit të Dukagjinit.
Në rezolucionin e saj, konferenca vendosi bashkëpunimin e popullit shqiptar me popujt serb e malazes, në luftën kundër okupatorit gjerman e bashkëpunëtorëve të tij Drazha Mihajlloviçit, Xhafer Devës, Ballit Kombëtar, Sefedin Begollit e të tjerë. I bëhej thirrje këtyre krahinave që të ndihmonin luftën N. Ç të udhëhequr nga Marshalli Tito, për lirinë dhe vetqeverimin e popujve të Jugosllavisë. U zgjodh kryesija e Këshillit Naciuonal- Çlirimtar: Mehmet Hoxha, Pavël Joviçeviç, Zeqirja Rexha, Xhevdet Doda, Fadil Hoxha, Milan Qerqar, Ali Shyqyriu dhe Hajdar Dushi.