Letër dërguar mytesarifit të Dibrës.
Në një letër që Ismail Qemali i dërgonte mytesarifit të Dibrës, midis të tjerash e udhëzonte: “…Nuk është e drejtë të hapet kot së koti dhe një luftë me jugosllavët. Prandaj juve do të kërkoni nga serbët që të lirrojnë plotësisht atë pjesë që na takon nga kufiri i 1913 -ës dhe, në këtë do të insistoni deri në fund. Në qoftë se, me gjithë këtë insistimin tuaj të qartë, serbët nuk e lirojnë, atëherë juve ju thoni atyre: Atëherë mund të mbani ushtarë në disa pika me rëndësi”. Me këtë mënyrë mbyllasi sytë dhe pranoni okupimin ushtarak të përkohshëm të jugosllavëve me konditë që administrata civile të na dorëzohet neve. Në qoftë se jugosllavët do të kundërshtojnë dorëzimin e administratës civile dhe marrjen e saj në dorë nga ana juaj dhe do mbajnë një qendrim si për luftë, atëherë ju qendroni aty në atë vend ku keni hyrë në mënyrë paqësore dhe na shkruani neve. Dua të them se ju jeni ngarkuar që me serbët tash për tash të mos hapet ndonjë çeshtje. Ju rekomandjomë posaçërisht që të ruheni nga kjo… ”