Nuk ishte as 11 shtatori i vitit 2001 dhe as frika ndaj terrorizmit shkaqet që politizuan mbajtjen e ferexhesë, -shkruan studiuesja amerikane Joan Wallach Scott. Politizimi i saj kishte filluar që prej luftës algjeriane.
Kolonizatorët francezë e pushtuan Algjerinë në 1830 dhe imponimi i dhunshëm i sundimit francez u bë me preteksin e “misionit qytetërues”.
Kolonët francezë morën 675000 hektarë tokë bujqësore dhe 160000 hektarë pyje. Synimi ishte të ngulnin praninë franceze dhe të shpërngulnin popullsitë vendase duke i zëvendësuar me përfaqësuesit e “qytetërimit”, pothuajse në të njëjtën mënyrë si me pushtimin e tokave të indianëve te Amerikes nga kolonizatorët evropiane.
Kur trupat plaçkitëse i mundnin vendasit shpesh ata e festonin fitoren duke përdhunuar gratë e atyre fshatrave. Vizatimet e kohës përshkruhen nga ky motiv: gratë vendase u jepeshin ushtarëve fitimtarë francezë si “trofe”.
Një idhtar i kësaj strategjie argumentonte: “Ne mund ta nënshtriojmë një popull pikërisht nëpërmjet grave”.

Megjithë aktet çnjerëzore, kolonizatorët francezë nuk ia arritën qëllimit.
Pengesa kryesore ishte pikërisht ferexheja.
Më 1954, kur filloi lufta çlirimtare e popullit algjerian për pavarësi kundër kolonizatorëve francezë, gratë u bënë objekt vemendje për të dy palët dhe ferexhesë iu kushtua rëndësi e madhe politike. Për përkrahësit e pushtimit ajo kishte kuptim simbolik, ndërsa për idhtarët e pavarësisë ajo ishte një mënyrë për të mos pranuar penetrimin francez të vendit dhe një këmbëngulje për identitet të pavarur për algjerianët.
Në filmin “Lufta e Algjerit” tregohet se si gratë me ferexhe dhanë kontribut të madh për çlirimin e vendit. Kur ushtria filloi t’i pikaste gratë me ferexhe, këto të fundit u veshën sipas stilit evropian (pa ferexhe) dhe depërtuan në ato pjesë të qytetit ku nuk frekuentoheshin nga arabët ku vinin granada apo ua çonin shokëve për ti venë ato.
Ferexheja u bë një mjet kaq i fuqishëm saqë ushtarët francezë që patrullonin nëpër fshatra, i dhunonin gratë, fillimisht duke i zbuluar me forcë, e më pas duke i përdhunuar.

Ferexheja, thekson Scott, mbart në vetvete edhe një farë kundërshtimi të hapur, një refuzim të stilit perëndimor, ndaj jetesës dhe vlerave të kolonizatorëve, qoftë të imperialistëve klasikë, qoftë të shfrytëzuesve të tashëm globalë dhe një këmbëngulje për integrimin e një historie dhe të një feje, që janë poshtëruar për një kohë të gjatë.
Për një kohë të gjatë, shumë më të gjatë se lufta për pavarësi, ferexheja ka qenë, si për kolonizatorët ashtu edhe për popullsinë e kolonizuar, një membranë e padepërtueshme, pengesa e fundit për nënshtrim politik.

Megjithë se kanë kaluar dekada të tëra, qëndrimi i kolonizatorëve ndaj ferexhesë është i njëjtë dhe mjetet e përdorura po ato. I njejte eshte edhe justifikimi i imperialistëve dhe globalsitëve. Këtë e dëshmon edhe mbrojtja që i bëri Laura Bush pushtimit të Afganistanit nga amerikanët kur e quajti “…një përpjekje për çlirimin e grave në atë vend”.
_______________
-JoanWallach Scott; “Politizimi i ferexhesë”, botim shqip.
-Gjatë luftës së popullit algjerian për pavarësi, Franca aktivizoi dy milion ushtarë, ku u vranë 35000 prej tyre

error: Content is protected !!