Një nga falsifikimet më të mëdha të historiografisë zyrtare është padyshim periudha e Shpalljes së Pavarësisë. U deshën dhjetra vjet që shqiptarët të mësonin se shumica e atyre që shpallën pavarësinë e Shqipërisë ishin bejlerë dhe intelektualë borgjezë, të cilët historiografia zyrtare i kishte trajtuar si armiq.
Falsifikimi vazhdon përsa i përket ngritjes së flamurit. Historiografia zyrtare mundohet të na bindë se flamuri është qëndisur nga Marigoja, madje edhe në filmin Nëntori i Dytë autorësia e flamurit i jepet asaj, për të cilën janë ngritur edhe këngë. Me pak fjalë, sipas historiografisë zyrtare, Shpallja e Pavarësisë është vepër e disa personave.
Ndryshe nga versioni zyrtar, Leonidha Naçi, një nga aktivistët më të shquar të Lëvizjes Kombëtare të atyre viteve, na sjell dëshmi që na tregojnë një version të kundërt.
Sipas Leonidha Naçit, në Korfuz do të mbahej një mbledhje ku do të merrnin pjesë shoqëritë shqiptare jashtë atdheut. Për t’i rënë shkurt, duhet thënë se projekti dështoi. Në ato kushte, shoqëritë patriotike të Amerikës, u frymëzuan dhe formuan Federatën Panshqiptare “Vatra”.
Disa prej patriotëve të Amerikës formuan një çetë kryengritëse për të vepruar në Shqipëri. Çeta përbëhej prej 11 vetësh, kryesisht korçarë. Ajo kryesohej nga Koli Rodhe dhe sillte me vete një flamur të mëndafshtë të dhuruar prej shqiptarëve të Amerikës. Koli me tetë të tjerë shkoi në Korfus, ndërsa dy shokët i kishte lënë me plaçkat dhe flamurin në Brindizi. Naçi i tha Rodhes tu shkruante shokëve në Brindizi të vinin në Korfus, ndërsa ai arriti marrëveshje me autoritetet doganore të atjeshme që të mos hapeshin plaçkat në doganën e Korfusit, që të mos bëhej bujë.
“Kështu edhe u bë” -shkruan Naci, – “ardhë ju dola përpara, mora prej tyre në dorëzim arkën me flamurin, po meqë famija time ishte dhe banonte jashtë Korfusit në Pontikonisi dhe meqënë se rrinja në Korfus bashkë me kunetërit e mij, i këshillova të ja japin arkën me flamurin Marigosë Pozhjos (Papakosta Poci) që ndodhesh në Korfus për villegjaturë.
Për këtë flamur që u gjent ditën 28 Nëntor 1912 dhe u ngrit atë ditë dhe u përdor për hyrnek që u qëndisën dhe të tjerë flamurë, u bë fjalë shumë më vonë se Marigoja kishte ambicionin të thoshte se flamuri që u ngrit për të parën herë atë ditë e qëndisi ajo vetë me duart të saja!! Marigoja ishte patriote po deshte të monopolizojë patriotizmin shqiptar, dhe po të ishte e mundur të futëte hundët kudo qoftë dhe në politikë!!

error: Content is protected !!