Mbrojtësit e grushtit të shtetit në Turqi thonë se qeveria turke paska shkelur shekularizmin. Mirëpo, nuk shpjegojnë se si ka mundësi një mbështetje aq të madhe për qeverinë, si kurrë më parë në historinë e Turqisë moderne, duke përfshirë edhe qemalistët, klerikët ortodoksë dhe rabinët.
Në të vërtetë, shkaku i një mbështetje masive është e kundërta e asaj që artikulojnë mbrojtësit e grushtit të shtetit. Ka të ngjarë që ata të mos i njohin fare parimet e Qemalizmit.
Qemalizmi mbështetet në gjashtë parime: republikanizmi, nacionalizmi, populizmi, revolucionizmi, shekullarizmi dhe statizmi.
Republikanizmi :”Sovraniteti i përket kombit”. Republika do të rridhte nga populli dhe do të ishte për popullin.
Nacionalizmi. Mbështetej tek Turqizmi dhe ndjenja e solidaritetit kombëtar, në vend të ideologjive. Nacionalizmi turk zëvendësoi krahinarizmin dhe bashkoi popullin turk rreth qëllimeve të përbashkëta Ai parandaloi luftërat e klasave dhe dasitë ideologjike. Qemali donte të nxirrte një brez turqish që të ishin krenarë për rracën e tyre por edhe të ndryshonin sipas ndryshimeve që impononte koha.
Spastrimi që u bëri Mustafa Qemali pakicave kombëtare, sidomos grekëve në Anadoll, bëri që myslimanët turq të përbënin 97,3 për qind të popullsisë së përgjithshme më 1927, duke e bërë kështu Republikën homogjene etnikisht e kulturalisht.
Populizmi, ishte parimi sipas të cilit qeverisja i përkiste popullit dhe jo klasës qeverisëse.
Revolucioni, kishte të bënte me gadishmërinë për të ndryshuar shoqërinë me masa radikale që synonin arritjen e suksesit brenda një brezi të vetëm.
Shekularizmi mbështetej tek parimi i ndarjes së shtetit nga feja dhe për këtë u nxorën ligje sipas parimeve të zbatuara edhe në shtete të tjera.
Statizmi. Drejtimi dhe kontrolli mbi zhvillimin ekonomik i përkiste shtetit, duke hartuar plane pesë vjecare. U aprovuan disa ligje të rëndësishme, si ai i reformës bujqësore, për industrinë etj. I rëndësishëm ishte një ligj në vitin 1932 i cili kufizonte të drejtën e të huajve, në favor të turqve, për tu marrë me profesione të caktuara si mjekësia, stomatologjia, mjekësia veterinare dhe drejtësia.
Që nga revlucioni i vitit 1919 ka kaluar shumë kohë dhe Turqia është një ndër njëzetë vendet më të rëndësishme në botë. Zhvillimi ekonomik ka ecur paralel me atë kulturor dhe sot është një ndër vendet që eksporton mallra, kapitale dhe kulturë. Kritizerëve të Turqisë moderne nuk u bën shumë përshtypje eksporti i mallrave dhe kapitaleve, por eksporti i kulturës.
Kjo është arësyeja kryesore që ata mbështesin çdo grusht shteti që do të frenonte “ekspasionin|” kulturor të Turqisë.
Mirëpo, kultura e secilit popull veç e veç dhe e të gjithëve bashkë është pasuri e mbarë njerëzimit. Kultura e njerëzimit nuk eshtë vetëm ajo e shteteve imperiale