“Nga raportet e majorit anglez Seymour, dërguar Londrës: “Nacional-çlirimtaret insistojnë gjithnjë për ndihma. Si përgjigje u kam dhanë me kuptue mbi sasinë e parave që i kemi patur dhenë, si dhe i premtova që do t’i japim prapë.

Kryetarët e çetave nuk dëshirojnë të ceket as të bisedohet çeshtja e parave të dhanuna. Paret, sipas informatave që mora në këto kohët e fundit, nuk janë përdorur për të pakësuar mjerimet e familjeve në të cilën ndodhen, mbasi i kanë derdhur në kasën e partisë internacionaliste”.

“Sikundër ju kam pasur njoftuar, një pjesë e madhe e udhëheqësve komunistë janë të përberë prej njerëzish me kombësi jo shqiptare. Këta janë: Dr. Dushan malaziasi, Miladin Popoviç, Suloviç, Dr. Milani serb, Peter Pirruseff dhe Thoma Sovronovsky rrjedhin nga Makedonia, Dr. Gjergjes dhe Dhima grekër. Këto kanë pasë si rrjedhim mosbesimin e popullsive kundrejt udhëhëqësvet komunistë. Shumë prej tyre kanë fillue me pyet nëse këta elementë të huaj mejtojnë të mirën e Shqipërisë. Dyshimi vjen gjithnjë tue u përhapë kundrejt udhëheqësve të nacional-çlirimtares se janë në shërbim të këtyre armiqve të Shqipërisë. Udhëheqësit komunistë e shofin kjartazi rrezikun që u kërcënohet atyre nga marrja në dijeni të gjendjes”


A.Q.Sh. fondi 152, pa vit, dosja 118, f. 3.

error: Content is protected !!