“Nga raportet e majorit anglez Seymour, dërguar Londrës:”
“Pretendimet e Jugosllavëve dhe të grekërve për Kosovën, Korçën dhe Gjirokastrën janë shkaqe frikësimi e shumë alarmuese. Komunistët thonë se kishte me i’u lehtësue barra e tyre sikur aleatët së paku t’a njifshin integritetin e kufijve të Shqipërisë. Edhe unë jam i mejtimit, që një hap i tillë asht i domosdoshëm, mbasi shumë shqiptarë e kanë humbur besimin dhe për ne e thonë se Anglo- Amerikanët do t’i shpërblejnë grekërit, serbët dhe malazezët me tokë shqiptare. As nuk mjafton t’u themi që fati i këtyre krahinave do të përfundohet me anë të një plebishiti, nën mbikqyrjen e Anglo-Amerikanëve. A kemi ndonjë farë shprese për garantimin e kufijve?”.
AQSH., fondi 152, dosja 118.