-Të kemi thirrur, Margarita, sepse jemi të pakënaqur nga puna tënde si antare partie. Ke një vit si komuniste dhe mungon prej tre muaj në mbledhje. Të përjashtuam njëherë dhe të pranuam përsëri, se je vajza e shokut tonë. Po ti nuk paske venë mend. Nuk ke shkuar në fshat me brigadën kulturore, për të propaganduar vijën nxitjen e luftës kundër kulakëve dhe politikën e grumbullimit të detyrueshëm. Për këto, – tha sekretari I –ë, Muçi, – do të marrim përsëri masë partie.
-Kjo, – ndërhyri Mihali, një tjetër kuadër i partisë në rreth, – ka zbutur luftën e klasave: nuk ka izoluar një shoqen e saj, me biografi të keqe që ne e kemi përjashtuar nga shkolla.
Ka vrejtje tjetër, shokë? – pyeti Muçi.
– Është shoqëruar mjaft me elementët armiq, – shtoi Petraqi, – për këtë e kemi këshilluar.
-Si e ke konsideruar shoqërinë me elementët armiq? – i nguli sytë Muçi.
Margarita u ngrit si me përtim.
– Mëma e Files më porosiste të shoqërohesha me të bijën në mënyrë që ta shkëputja nga shoqe jo të mira, kjo kish shoqe edhe Ervehenë, të cilën e kemi patur në klasë. Për hir të shoqërisë edhe e bëra këtë… Kam qenë e ngarkuar nga organizata për ta mbajtur pranë Filen.
– Ti nuk i ke dhënë asnjë informatë organizatës mbi elementin armik, – e trashi zërin Muçi.
– Këto elementë e dinin se unë bëja pjesë në Parti , – u përgjigj Margarita.
– Kur ke filluar të shoqërohesh me këto?
-Me këto jam shoqëruar përpara përjashtimit tim nga Partija. Kur hyra përsëri në Parti – u izolova prej tyre.
…
Konkluzionet i bëri Muci: pasi foli për armikun e klasës që vepronte, në fund e porosity Margaritën: Kështu të veprosh gjithnjë, të jemi vigjilentë se armiku vepron në drejtim të partisë. Ne duhet ta ruajmë pushtetin për ju, për fëmijët tanë…