(1890-1966)

Një nga figurat më të shquara intelektuale të Turqisë së shekullit XX, me orgjinë të hershme shqiptare, Mehmet Fuat Köprulü, konsiderohet babai i historiografisë kombëtare turke.

Stërgjyshi i tij, Mehmet Koprulu, vezir i madh në vitet 1655-61, ishte me origjinë shqiptare. I ati i Fuatit shërbente në gjyqësor, ndërsa e ëma ishte e bija e Arif Hikmetit, dijetar islam.

Pas mbarimit të shkollës fillore dhe asaj ruzhdije, u regjistrua ne Shkollën Juridike të Stambollit, por për shkak të nivelit të dobët akademik të saj, vendosi të studionte në bibliotekën e familjes se tij, një nga bibliotekat më të pasura të Stambollit.

Që kur mbushi 15 vjeç, në 1905, mësoi persisht, arabisht dhe frengjisht, dhe nisi karrierën si shkrimtar dhe botues.

Më 1924, Mustafa Qemal Ataturku, i cili e admironte, e bëri këshilltar të Ministrisë së Arsimit. Pas vdekjes së Ataturkut, iu dha një vend në Parlament, më 1943, ndërsa më 1946 u tërhoq nga Partia Popullore Republikane dhe bashkë me Xhelal Bajar, Adnan Menderes dhe Refik Koraltan themeloi Partinë Demokratike opozitare.

Kur partia e tij fitoi zgjedhjet, u bë ministër i jashtëm (1950-54). Në mandatin e dytë pati një farë ftohje me krerët e partisë. Në 27 mars 1960, junta ushtarake e komanduar nga Xhemal Kursel kreu grusht shteti dhe e arrestoi së bashku me kryeministrin Menderes, Bajarin dhe pothuajse të gjithë antarët e qeverisë dhe shumicën e deputetëve demokratë.

Kryeministri Menderes dhe ministri i Jashtëm u varën në litar, ndërsa Fuat Fuat Köprulü u lirua dhe disa të tjerë u falën dhe u liruan.

___________________

Marrë nga Kemal H. Karpat, “Politizimi i Islamit”, Tiranë 2016

error: Content is protected !!