Përfaqsuesat e popullsisë myslimane të Shkupit:

Ismail Haki Myftiu, Edip Bej pari, Haxhi Baki Efendi, Jashar Bej pari, Jashar Efendi, Mehmet Efendi, Maliq Bej pari, Muhtar Efendi, Hasan Efendi.

Përfaqsuesat e komunitetit të krishterë-orthodoksë të qarkut të Shkupit:

Haxhi Kosta – Kosta Sidof – Dhimitri Stamuli – Stojan Galle – Mikael Stamuli – Lehnida Niotti – Nerandsi Georgiadis.

Përfaqsuesat e komunitetit izraelit të qarkut të Shkupit:

Bohor Hassar – Juda Matalon – Jossef Navaro.

– Me 24-VI-1878, nën nr. rend. 19, Mirimiram Iliaz me shum banorë të Monastirit e të viseve tjera të Shqipnis e të Bosnjes, parashtrojnë Kongresit se nuk don të njohin qeverri të tjeter posë asajë të Babi Alis (Portës së Lartë) me të cilën do të him në marrveshtje drejt për drejt për reformat qi do të zbatohen në vendin t’onë.

– Me 25-VI-1878, nën nr. rend. 27, Myfti Zeneli me shum banorë të Prishtinës protestojnë kundra nji rindreqjes së kufinit qi do t’i bashkojë me vendet sllave.

– Me 26-VI-1878, nën nr. rend. 35, Eliaz Pasha me tjerë banorë të Dibrës, të Prishtinës, të Monastirit, të Mitrovicës, të Jeni Pazarit etj., kundërshtojnë e s don t’ i njiten Malit Zi ase Bullgaris.

-0-

– Me 16-VI-1878, nën nr. rend. 33, Myderiz Daut Efendiu me shum banorë të Tivarit e të tjera viseve të Shqipnis dërguen nji protestë kundra projektit qi me i lshue Malit Zi Tivarin, Ulqinin, Podgoricën, etj.

– Më 18-VI-1878, nr. rend. 40, Fiset e Mirditës lypin qi Mirdita me bajraqet përkatse të perbajë nji shtet autonom me princin e tyne Bib Dodën.

– Me 20-VI-1878, nën nr. rend. 23, Rustem Pasha me nji tok banorë të Shqipnis lypin formimin e njij komisjoni të përbarn prei shqiptarësh, i cili me pelqim të Babi Alis, të caktoj reformat qi do të zbatohen në Shqipni.

– Me 20-VI-1878, nën nr. rend. 41, Vaso Pasha me tjerë shokë i dërgojnë Kongresit lutje nëper dorë të Kontit Andrassy, në të cilën i shprehin dishirin e popullit shqiptar se s don t’i lshohen asnji kombi tjetër tokët qi i përkasin Shqipnis.

– Më 22-Vl-1878, nën nr. rend. 17, Januz Ziaedin bashkohet me nënshkruesat e lutjes së dërgueme Kongresit nën nr. 15 dhe njofton dërgimin e njij lutjes qi do të parashtrojë dishiret e banorve të Vilajetit të Shkodrës.

Raporte të konsujve të Austro-Hungarisë dërguar delegatit të Austro-Hungarisë në Kongresin e Berlinit; Cituar sipas revistës Leka, kushtuar Lidhjes së Prizrenit vj. XI – nr. VI-XII. Shkodër, mars 1940.

error: Content is protected !!