Gjatë luftës një pjesë e klerit bektashian mori pjesë në LNCL, madje kishte prej tyre që mbështetën komunistët.
Ndonëse në një Front, midis tyre kishte mosmarrëveshje thelbësore. Rasti më domethënës ishin sulmet e Baba Fejzo Dervishit kundër Baba Ali Tomorri.
I pari ishte antar i shtabit të Qarkut të Gjirokastrës, ndërsa i dyti, i Qarkut të Beratit. I pari mbeshtetes i komunisteve, i dyti poet, publicist dhe dishepull i Naimit dhe nacionalizmit romantik.
Në Kongresin e Përmetit (maj 1944), Baba Fejzo Dervishi e sulmoi ashpër Baba Ali Tomorrin.
Komunistët e përdorën emrin e Baba Ali Tomorrit, deri sa konsoliduan pushtetin, madje ai mbajti fjalim në Gjirokastër gjatë vizitës që bënë në qershor 1945, zv/sekretari i Shtetiti, Jakobs, dhe Harri Fulz. Por shpejt do ta ekzekutonin. Edhe baba Fejzo Dervishi do të ekzekutohej, por nga dora e Dede Abazit. Të njëjtin fat pati edhe Baba Mustafa Xhani.