Në një letër dërguar z. Codell Hulll-it, Fan Noli i shprehte falënderimet për urdhërin që z. Hull i kishte drejtuar ambasadorit amerikan në Kajro, për ti bërë njohje titullarit të legatës shqiptare në atë qytet.
Nga letra e Nolit marrim të dhëna të shumta: Kështu, pushtimin e vendit nga Italia fashiste nuk e njohën Turqia dhe Egjipti dhe vazhduan marrëdhëniet diplomatike me qeverinë e Zogut.
Interesant është qendrimi i Nolit në raport me Mbretin Zog. Ai i drejtohej diplomatit të lartë amerikan kështu:
“… Si mbas mendimit t’em do të jetë në dobi të kombeve të Bashkueme me e njohtë zyrtarisht mbretin Zog dhe me i dhanë rast me e lujtë rolin e fitores që neve të gjithë e presim. Sic kam pasë rastin me u thanë disa zyrtarëve në Uashington, me gjithë njëfarë zhurme të bame prej disa kundërshtarëve në Uashington e në Londër, mbreti Zog asht i zoti me punue për aleatët ma tepër se cilido shqiptar dhe grup shqiptarësh. Mjafton me thanë këta armiq të sotshëm, ishin dje shërbyes të përvujtun të mbretit Zog…
Kurse disa kundërshtarë të sinqertë të mbretit Zog, që kanë me vjet ën mërgim për kundërshtimin e tyre, mendojnë se asht n’interesin e të dy palëve, të kombeve të bashkueme dhe të Shqipnisë, me apsë një qeveri zzyrtarisht të njoftun në mërgim nën mbretin Zog. Një qeveri të tillë do t’ju bajë shërbimet më të mëdha kombeve të bashkueme…”