TETOR 1943

Me largimin e ushtrisë italiane, në shtator 1943, në Dibër u krijua një këshill popullor për të administruar ceshtjet që shqetësonin popullin. Mirëpo, shpejt krahina do të përfhshihej nga lufta civile!

Ja cfarë lexojmë në një thirrje drejtuar popullit, më 25 tetor 1943: “Janë këta partizanë të pakët këtu në Dibër qi, kanë shkaktue vllavrasjen e Peshkopisë dhe ja se si:

“ Me çlirimin e Peshkopisë nga ushtria italiane, paria e maleve të Dibrës ka ra në Peshkopi dhe kanë zgjedh një kshill provizor administrative prej 11 personash, nga të cilët nandë vetë kanë qenë nacionalistë e dy komunistë.

Fakti që paria e Dibrës kan pranue të shtin në Këshill 2 komunista në një qark prej 80 e ca mijë frymës, ku, nuk ka tamam as 1 % komunist, tregon vullnetin e mir qi kan pasë kundrejt komunistave, si edhe dëshirën e pamohueme për bashkëpunim.

Mirë po, komunistët qi duen ta zaptojnë e sundojnë Shqipnin, punët i kuptojn e i bajn ndryshe, e kështu na ka ndodhë edhe këtu. Dhe në fakt, ata pak komunista qi u ndodhën në Peshkopi dhe qi ma të shumët ndër ta nuk kanë qenë as vendas, tue përfitue nga shpërndamja e paris, filluen manovrat e tyne dhe prishën ose nulizuan në fakt këshillin e popullit, shpërndanë e shkatërruen xhandarmërinë qi, në këtë krahinë krejt të lirueme nga anmiku, nuk ishte vec se nji fuqi besnike shqiptare për sigurimin e qetësuisë së vendit…”

Komunistet perfituan ngase paria e Dibres kishte shkuar ne Diber te Madhe per te organizuar “Komitetin Shqiptar per Lirine e Shqiperise Etnike”

error: Content is protected !!