Kolonia shqiptare në Bukuresht ishte mjaft e madhe dhe kishte lidhje të gjalla me atdhenë; shumica e antarëve të saj ishin njerëz të pasur dhe ndërmjet tyre , disa bankierë.
Qysh nga viti 1887, në Bukuresht ekzistonte shoqëria shqiptare “Drita” që kishte qëllime kulturore dhe përpiqej të vendoste autonominë shqiptare me mënyrë paqësore. Mirrej kryesisht me rregullimin e kishave dhe shkollave në Shqipëri, gjë për të cilën mblidhte shuma të mëdha të hollash. Kryetari i saj ishte tregëtari I bukës, Nikolla Naço.
Në vitin 1908, në Bukuresht u formua një shoqëri tjetër shqiptare “Bashkimi”, e cila vuri përpara qëllime më të gjëra se ajo e para. Ajo synonte pavarësinë e Shqipërisë dhe bashkimin me të të disa pjesëve të tre vilajeteve të maqedhonase. Duke simpatizuar kryengritjen e armatosur ajo u jepte ndihma material. Duhet thënë se kryetari i shoqërisë “Bashkimi” ishte fabrikanti Thoma Cama, ndërsa disa nga anëtarët e saj ishin Petro Garno, bankieri Kosta Eftimiu, posedonin pasuri të mëdha material dhe interesoheshin shume për fatin e atdheut që kishte ngritur krye.
————
Ne foto: Shoqeria Deshire, 1904.