William Martin Leake, për Bregdetin na jep shënime me vlerë : “katundi, ose -qyteti Himara ka 300 fëmijë (familje- XH.S), ndarë në pesë farë, ose fratri: Liganatë, Çakanatë, Kojkadhë, Mazatë Kokurtadhë. Himariotët mburrenë me lirinë e tyre, do-me-thënë mosbindja në Tyrqit, po edhe ankohenë prej anarshisë dhe çarjesë që kanë në mes të tyre. Shumë prej Bregdetasvet janë dhe kanë qenë në shërbim të mbretit të Napolit si ushtarë dhe oficerë, duke marrë dy herë më teprë rogë se ushtarët italianë, dhe Kostantin Andrucua, nga fara e Kojkadhatëvet, thotë se, në dashtë Anglija fort lehtë munt që të pështjellë një trup 800 vetash prej Hi-mariotëvet të lirë, dhe dy herë më teprë kaqë, në qoft se lejojnë Shqipëtarët myslimanë të mirren edhe nga katundet fqinje… Pothua se të gjithë burrat dijnë greqisht, dhe ata që kanë qenë në kurbet flasin edhe italisht; po gratë përgjithësisht s’ dijnë as një gjuhë tjatrë veç se shqipesë”.

William Martin Leake; Travels i Northern Greece, London 1835, vol. 1, f. 88.

error: Content is protected !!