Baron Felix de Beaujou: “Shqipëtarët nukë duanë punët ose mjeshtërit që bëhenë duke ndenjurë, dhe më teprë se çdo gjë preferojnë mjeshtërin e luftës. Kur nukë luftojnë njeri kundër tjatrit, venë dhe hyjnë në shërbim të pashavet të Tyrqisë, si Svicërezët që venë dhe marrin punë në princët e Europës. Rregullisht marrin një sekin në muaj si këmbësorë, dhe dy sekinë si kalorës, më lirinë që të bëjnë dhe plackë mbi armikun. Këta ushtarë kanë trimërinë dhe besniktrinë e Svicërezëvet, po s’ kanë bindjen e tyre dhe janë belaja e qytetevet dhe e katundevet. Kujtoni ata hajduta ta regjimentuarë, të cilët nën emrin Malandrinë dezoluanë Francën në kohët e Charles V dhe muarrë penk papën Urban brenda në Avinjon, dhe do të kini një ide për ushtarët shqipëtarë. Kjo milisë do të zaptojë

Tyrqinë ose do ta copëtojë, dhe ndoshta një ushtar shqipëtar do të rrëzojë fronin e Osmanit”.

Voyage militaire dans l’ empire othoman, Paris 1829.

error: Content is protected !!