(dollarët bëheshin “rrush e kumbulla”)
Sa herë u duheshin fonde, shoqata “Vatra” në Boston MASS., u drejtohej emigrantëve shqiptarë në SHBA. Kështu, për të liruar Avni Rustemin nga burgu në Paris, pas vrasjes së Esad Toptanit, ajo ngriti një komision të posaçëm. Mirëpo, sipas gazetës “Përparimi” të tetorit 1920, shqiptarët refuzonin dhe arsyet i jepte vet gazeta në fjalë.
Kur u kwrkoheshin contribute, ata përgjigjeshin: “Jemi punëtorë, të pasiguruar me punërat që mbajmë, pastaj dhe në duam të ndihmojmë ç’të ndihmojmë më parë, të japim për Shpëtimin e Mëmëdheut, të japim pajtimin e shoqërisë “Vatra”, pajtimet në një gazetë ose të përkohëshme shqip, të japim për fushatën e vetdorëzimit të Peshkop Nolit, të japim për fushatën e Avni Rustemit, të japim për pajtimet të shoqërive dhe klubeve të fshatrave dhe të qyteteve tona të veçanta, të japim pajtimet e ca shoqërive Amerikane, shoqërive fetare tona, të japim për huanë e Shqipërisë apo z. Chekres 18 dollarë për të vajtur në Shqipëri? Dollarët bëheshin “rrush e kumbulla” duke u harxhuar për ushqim, bileta udhëtimi dhe hotele.
Gazeta Përparimi vazhdonte: “Gjer kur vallë do të kuptojmë se të shëtiturit e kollonive për ndihmë i kanë zhveshur shqiptarët, sa zunë edhe ata tu fshihen misionarëve kur i vizitojnë. Ata që fshihen nuk kanë faj se kanë dhënë dhe tjatër herë dhe më në fund kanë parë se të hollat që kanë dhënë janë bërë si thamë më sipër”.
AQSH, fondi Avni Rustemi, dosja 28, f. 7-8.