Kur Partia Komuniste filloi luften civile, Xhelal Staravecka që kishte qenë komandant i çetës së parë partizane në Skrapar dhe më vonë komandant batalioni në Brigadën e Parë, u largua prej tyre. I penduar thellë për gjendjen që kishin krijuar komunistët, ai iu drejtuar popullit të Skraparit me një thirrje, ku midis të tjerave theksonte:

“…-Po tani ç’bëhet në Skrapar e ç’bëjnë Skraparlinjtë?

-Atje kërcet lufta me çdo kënd!

-Me cilin e përse?

-Me vëllezërit shqiptarë, për hatrin e Gjin Markut, Pasho Hysit, Sinan Leshnjës, Laze Sevranit, Niazi Çepanit dhe tetar Zylyftarit!

Skraparllinj! S’keni se ç’thoni: Partija Komuniste, që ju po i bindeni verbërisht, në cdo vend e ka humbur kredinë dhe një popull i tërë po e lufton anëmbanë, se ajo shkallmoi popullin shqiptar, se ajo nisi luftën e klasave në një kohë që se kemi fituar akoma lirinë, se ajo kishte në program atë që sot e nxorri në krye: “gjakderdhjen dhe vëllavrasjen”, që s’e ka parë kurrë bota shqiptare!..”

Ndërkohë, ai kerkonte te falur: “… Populli shqiptar, revolucjonar prej natyre priti në gjirin e tij fjalën e bukur dhe gënjeshtare t’onën. Ay për patriotizëm nuk mori parasysh përfundimet që mund t’i bënte armiku. Ti o popull na ndoqe, e bënje luftën bashkë me ne se pandehe se bënje një luftë të drejtë dhe të sinqertë. Ti na ndoqe në çdo rrezik, ti s’more parasysh mjerimet që të kërcënoheshin nga lufta pse besonje se një punë të shenjtë. Ah, ç’pabesi! Sa mjerim i math! Falna, të kërkojmë ndjesë. Të kemi gënjyer por s’është faji jonë. Të gënjyem se na gënjyen…”

_________________

AQSH, fondi 270, viti 1943, dosja 11, f. 112, 117.

error: Content is protected !!