Kryengritja e marsit 1922, ishte një bashkëpunim i kryengritësve me hierarkët e komunizmit ndërkombëtar dhe çetave bullgare e maqedone që vepronin në hapsirën etnike shqiptare. Mënyrën e organizmit e mësojmë nga një letër që mban datën 7 gusht 1921, dërguar Bajram Currit, nga njëri prej organizatorëve të saj, në përgjigjëe të letrës së këtij të fundit.

Në letër përcaktoheshin shtatë pika, ku përcaktohej mënyra e organizmit dhe veprimit. Në letër theksohet:

“Pik së pari duhet të sigurohen pikat që vijojnë:

Së pari: Me lidhë marrëveshje të qartë e në mënyrë definitive me krenët e hierarkët e komunizmit e me lajmërue përfundimin.

Së dyti: Me lidhë marrëveshje me çetat bullgare që janë në veprim mbrenda e sidomos në Maqedoni e me na lajmërua përfundimin.

Së treti: Ndër qytetet e ndryshme të Kosovës me organizue me një herë degë të përbëme prej jo më shumë se tre vetësh dhe me plotësue sa më shpejt qi të jetë e mundun periudha e përgatitjeve.

Së katërti: Me pasë jashtëzakonisht kujdes qi të sigurohet … Plasja e kryengritjes së Maqedonisë e të komunistëve bashkë e në një kohë.

Së pesti: Deri sa të kryehen të gjitha fazat e përgatitjevet, me qenë shumë të rezervuem dhe mos t’i epet në dorë armikut asnjë sekret.

Së gjashti: Për të sigurue një kontakt të pa premë ndërmjet qendrës së brendshme qi asht në Shqipnin e lirë e qendrës së jashtme që vepron në Gjenevë e për me mos pengue korespondencën e rregulltë, duhet qi në kohën që do të largoheni nga Gjakova, t’ia ngarkoni punët njënit nga të besueshmit t’uejë dhe mënjëherë të na e lajmëroni emnin.

Së shtati: Si qendra e jonë e brendshme ashtu edhe qendra e jonë e jashtme, me sa fuqi që kanë janë tuej plotësue periudhën e përgatitjeve. Masat e marruna e ato qi do të merren do të ju lajmërohen nji pas nji, o i nderuar Zotni”.

Kryengritja shpërtheu në mars 1922, por u shpartallua nga qeveria me mbeshtetjen e popullit.

error: Content is protected !!