Një letër e Sulejman Delvinës dërguar një antari të Komitetit të Kosovës më 5 shtator 1920, na njeh me gjendjen e Shqipërisë së kohës dhe sidomos atë të Kosovës. Kryeministri Sulejman Delvina nuk ishte për për një kryengritje në Kosovë, për disa arsye që i përshkruante në letrën në fjalë.

IBB

Midis të tjerave, ai theksonte: “Pranimi i armëve të dërguara në emër të Hasan beut nga ana e D’Anuncios, politikisht ka shumë inkonvenienca të jashtëzakonshme. Po ta marri vesh Evropa se Qeverija shqiptare ka marrëdhenie e bashkëpunon me D’Anuncion, të cilin e trajton një aventurier, kishte me krijue një gjykim shumë të keq për ne e do të na trajtonte si një element turbullues e ngatërrestar. Mbas lajmeve të fundit Anglia nuk dëshiron aspak me i lënë shteg që të ndizet edhe një herë zjarri i luftës ndërballkanike.

Amerika që është më i madhi mbrojtës i jonë, tuj bashëpunue me D’ Anuncion i ndërron mendimet e qëllimet e mirë që ushqen për ne…

Unë nuk iu kam këshillue Zotnin tuaj e shokëve t’uaj të ndershëm për me heq dorë nga Kosova kreshnike, që është pjesa më e madhe e ma e bukur e atdheut t’onë. Un e provoj me fakte se krejt Shqipninë e due njisoj e nuk preferoj nji krahinë më tepër se tjetrën. Por po t’ju them të vërtetën: Tash për tash nuk shof fare mundësi për shpëtimin e Kosovës. Cdo veprim e inisiativë që do të bëhet sot për shpëtimin e Kosovës ka me vue në rrezik Shqipërinë e 1913-tës. Ju premtoj se kur të vijë koha e volicme kam me ju përkrahun me sa të më vijë ndoresh për për cdo inisiativë qi do të merrni për Kosovë. Po t’ju nevojiten armë për disa vende, ju nap nga armët që do të sjellim në emër të qeverisë.

Po ju parashtroj edhe se , për pa i organizue e rregullue fuqitë ushtarake nuk ka mundësi me shti në dorë ndonji rezultat.

Qeh, ngjarjet e vajtueshme të Dibrës. Disfata e Dibrës aq tepër tmerroi cdo anë të Shqipnisë, sa qi për pak do të binte edhe Elbasani. Po mos të forcoja pak me anën e nji telegrami moralin do të fillonte aratisaja dhe emigrimi nga cdoi anë të Elbasanit. Në Cermenikë vazhdon akoma demoralizimi. Kanë një flamur të bardhë për të mos luftue me serbët. Edhe morali i popullatës së këtueshme asht prishë shumë kundrejt serbëve. Pra tue marrë parasysh këto kondita, konfliktin që kemi me serbët, nuk do të mundemi ta zgjidhim me fuqi të armëve. Unë nuk jam një njeri që trembem nga vdekja sepse, para se me ardhë në Shqipni, pata vendos me vdekë e pastaj erdha. Por, me kusht që vdekja e jonë të na e shpëtojë nderin. Po të humbë atdheu, ç’i ngel rëndësi vdekjes?..”

error: Content is protected !!