(Takimi në Ministrinë e Jashtme, 12 nëntor 1912)

Më 12 nëntor 1912, Ismail Qemal beu u takua në Vjenë me tre zyrtarë të lartë të ministrinë e Jashtme të Austro-Hungarisë. Në raportin e tyre, ata shkruanin:

“Fisniku shqiptar Ismail Qemal beu nga Vlora erdhi sot këtu për të na spjeguar aspiratat e ditura të shqiptarëve dhe për t’iu lutur qeverisë sonë që t’i përkrahi ato. Ay u përpoq të marrë vesh se si e përfytyron qeveria jonë punën e organizimit të nesërm të Shqipërisë autonome dhe se cmendojmë ne këtu për qëllimin e tij që të mblidhet një kuvend i parësisë shqiptare për t’i formuluar dëshirat e shqiptarëve dhe për t’ia komunikuar Fuqive të Mëdha, gjithashtu për t’a shtyrë qeverinë turke, që administrata e saj ushtarake e civile në Shqipëri të punojnë krah për krah me krerët e lëvizjes kombëtare.

Duke u vënë gisht shkrimeve të shtypit tënë gjysëm zyrtar i thamë Ismail Qemal beut se qeveria e jonë sot për sot ushqen simpatinë më të madhe për zhvillimin kombëtar të popullit shqiptar dhe dëshiron që ngatërresave të sotme të Ballkanit Shqipëria të dalë më vehte një shtet kompakt që të përmbajë të gjthë shqiptarët dhe të jetë në një gradë me popujt e tjerë ballkanikë. Kjo punë ë shtë e domosdoshme pas mendjes sonë, se vetëm kështu mund të sigurohet përgjithmonë qetësia në gadishullin e Ballkanit.

(Duke marrë parasysh faktin se Ismail Qemal Beut nuk mund t’i zihet besë pa tjetër, e gjetëm të udhës të ngushtohemi vetëm në spjegime të përgjithshme dhe nuk hymë në bisedimin e ceshtjeve të imta duke i thënë se më njanë kemi detyrat që na ngarkon neutraliteti dhe në anë tjetër s’ka ardhur hala koha të rrihen që sot kësi problemesh, masi po vazhdon hala lufta”.

error: Content is protected !!