(Telegraf konfidencial i ministrit të Jashtëm të Austro-Hungarisë, Berchtold, dërguar zëvendës konsullit në Durrës)

Më 19 nëntor 1912. Në një telegraf konfidencial të ministrit të Jashtëm të Austro-Hungarisë, Berchtold, dërguar zëvendës konsullit në Durrës, shkruante:

“Ismail Qemal beu niset sot me vaporr nga Trijeshti për Durrës. Z. ia Juaj duhet të silli mirë si me të ashtu dhe me të gjithë patriotët shqiptarë dhe në rasë që të gjenden ndonjëherë ngushtë t’i ndihmoni qi të hipin me vaporin e “Graf Ëuembrandt”, apo me vaporët e Lloyd-it q’e rrahin Durrësin. Me gjithë të duhet të hapni fort sytë kundrejt Ismail Qemal Beut të cilit në politikë nuk mund t’i besohet kryekëput. Në ju zëntë në gojë thema politike , atëherë t’i thoni vetëm pikëpamjen t’onë q’e di gjithë bota, të cilën e përkrah dhe Italia, se ne duam pavarësinë dhe integritetin e Shqipërisë, ndryshe të blini prej tij e të mos shisni. Por masi ndërmjet Ismail Qemal beut e politikanëve të tjerë shqiptarë gjenden disa kundërshtime, është mirë që të mos merrni pjesë në këto grindje as edhe në spjegimin e formës së regjimit të nesërm të Shqipërisë, por t’a theksoni kurdoherë si është nevoja e domosdoshme që në këto kohëra kritike të jenë në harmoni të plotë të gjithë krerët shqiptarë. Kur të jetë nevoja lutemi që këto instruksione t’ia telegrafoni me shifër Vlorës e Janinës”.

error: Content is protected !!