BISEDA E ISMAIL QEMALIT ME AMBASADORIN E ANGLISË NË VJENË
(10 NËNTOR 1912)
Ambasadori i Anglisë në Vjenë u takua më 10 nëntor 1912 me Ismail Qemalin. Ja cfarë i raportonte sër Eduard Grejt, për takimin në fjalë: “Ismail Qemali udhëheqësi shqiptar, më vizitoi sot dhe më komunikoi se ay tash shpejt do të nisesh për në Vlorë për të asistuar në një mbledhje të kryetarëve shqiptarë, të cilët kishin ndërmend të hartojnë një promemorje mbi dëshirat e tyre e cila do t’u përcillet Fuqive të Mëdha.
Ay më tha se shqiptarët janë të vendosur të ruajnë vendin e tyre, d.m.th. se territori, ku në përgjithësi flitet gjuha e tyre, nuk duhesh t’i korporohesh një shteti tjetër ballkanik. Ata do të luftonin deri në pikën e fundit të gjakut se sa të lejojnë që vendi i tyre të coptonesh.
Në rast se Serbisë do t’i lejohesh të gëlltitë një pjesë e madhe të Shqipërisë së Veriut, atëhere do të pasojë një gjendje e vajtueshme trazirash dhe rrebelimesh deri sa Austrija dhe Italija do të qenë të detyruara të ndërhyjnë.
Ay inspiroj se Shqipërija mund të ndahesh afërsihst simbas shembullit të Zvicrës, në kantone fisesh me në krye një princ që do të zgjidhesh prej Evropës.
(Krejt në intimitet:) Shtyta Ismail Qemalin të më thotë se cfarë opinioni kishin kryetarët shqiptarë mbi drejtimin e politikës së jashtme në t’ardhmen të një Shqipërie të pavarur. Ay mu përgjegj se pasojat e paevitueshme të rregullimit të ri në Ballkan do të qenë se Bullgaria do të tentonte të sundojë shtetet e tjerë, kështu që Ballkani brenda një kohe të shkurtër do të qe i përcarë në dy grupe që do të përbëheshin prej Bullgarisë, Serbisë dhe Malit të Zi nga njera anë dhe Rumanisë, Shqipërisë e Greqisë nga ana tjetër.
Kjo do të krijonte një ekuilibër politik në lindjen e afërme dhe ndoshta ky do të qe njëri prej shkaqeve përse Austrija ëshgtë aqë e vendosur të mbajë në këmbë pavarësinë e Shqipërisë”.
Attachments area