Më 13 Mars 1945 komandanti dhe komisari i Batalionit IV të Brigadës VI, njoftonin Shtabin e Brigadës se kishin arritur në katundin Vidisiç dhe ishin takuar me një kompani të Mbrojtjes Popullore të Jugosllavisë, e cila ishte ngarkuar me mision për të goditur nacionalistët që gjendeshin afër lumit Brusles, në disa kasolle bagëtish. Forcat e tyre përbëheshin prej 20 vetash dhe komandoheshin nga Ahmet Salanica.

Komandanti i kompanisë jugosllave kërkonte ndihmë prej partizanëve shqiptarë.

-Reaksionarët janë të rrezikshëm për popullin e këtushëm, – shkruanin komandanti dhe komisari, – kanë qenë shumicë po janë dorëzuar, ndërsa këta nuk dorëzohen.

error: Content is protected !!