Në Konferencën e II Nacionale të PPSH që i zhvilloi punimet në prill 1950 për të intensifikikuar luftën kundër fshatrëve të cilësuar kulakë, Enver Hoxha portretizoi tipin e komunistit që ishte i ashpër kundër kulakut.
Si model mori sekretarin e organizatës bazë të partisë së lokalitetit të Vithkuqit. Ja niveli kulturor i tij, sipas Enver Hoxhës:
‟…Kur lexoi kapitullin e historisë së P.B. (partisë bolshevike, – shënimim im, Xh.S.) që bën fjalë për narodnikët ay tha: “e gjeta, kulakët janë narodnikët”. Kur kaloi në kapitullin tjetër ku flitet për menshevikët, ay erdhi në konkluzionin “se kulakët janë menshevikë”. Më vonë ai lexoi kapitullin mbi trockistët, ay tha: “kulakët janë trockista”.
-S’ka gjë se sekretari i celulës së fshatit Vithkuq nuk i ka edhe aq të kjarta këto gjëra, – theksonte Enver Hoxha, -por një gjë është e sigurtë, se ai do t’i mësojë … dhe kurrë nuk do t’a gënjejnë këtë sekretar celule, anëtar i thjeshtë dhe i pastër i partisë, as narodnikët, as menshevikët dhe as trockistët, por do ta pësojnë kulakët nga ky sekretar celule nën çdo etikë që ata do të fshihen. I tillë është brumi i partisë sonë që rritet, që mëson, që lufton…. ”

error: Content is protected !!