Me vendimet e Kongresit të Elbasanit, më 1909, u krijua shkolla Normale që përgatiste mësues për shkollat shqipe dhe shoqëria “Përparimi” në Korçë, e cila administronte shkollat shqipe që ishin hapur dhe po krijoheshin.

Për të mbajtur shkollat, elita politik, paria lokale dhe pasaniket derdhnin shuma të caktuara në llogarinë e shoqërisë “Përparimi”.

Shtypi i kohës publikonte herë pas here emrat e atyre që dhuronin. Kështu, 14 shqiptarë të njohur, në një mbledhje që bënë për këtë qëllim, grumbulluan 763 lira dhe vendosën të mbanin cdo javë nga një mbledhje ët tillë, “për Përparimin e mëmëdheut”.

Shtypi përmendte ish sadrazemin, Ferid Pashë Vlora, Halil Pashë Ggjirokastra, Azis Pashë Berati (Vrioni – Xh. S), Reshit Aqif Pashë Tetova, Syrja Bej Vlora, Sulejman Pashë Kolonja, Esad Pashë Tirana (Toptani- Xh. S), Tahir Pashë Podgorica, Abdylvehab Pasëh Çami, Hafiz Ibrahim Efendi Prishtina, Shahin Kolonja, Myfid Bej Gjirokastra, Gani Bej Frashëri dhe Mynir Bej Shkupi.

error: Content is protected !!