Kongresi i Manastirit (1908) jo vetëm që nuk e unifikoi alfabetin e gjuhës shqipe, por pas tij u përdorën katër alfabete: i shoqërive “Bashkimi” (Fishtës) dhe “Agimi” (Mjedës), në Shkodër; i shoqërisë Stambollit dhe i Kristoforidhit, me alphabet grek. Tre të parët ishin me bazë latine, por ndryshonin sepse: i “Agimit” kishte shumë shkronja që u vihej mbi të një shenjë, ndërsa i shoqërisë së Stambollit kishte disa shkronja greke që zëvendësonin shkronjat dyshe të alfabetit të “Bashkimit”.
Në vjeshtë 1909, konsulli i përgjithshëm i Austrisë në Shkodër u përpoq të vendoste një alfabet të vetëm dhe për këtë qëllim kishte thirrur në mënyrë të fshehtë përfaqësuesit e fiseve të ndryshme shqiptare. Por nuk u arrit ujdi, për shkak të mosmarrëveshjeve midis përfaqësuesve të Toskërisë e Gegërisë.
U desh një mbledhje tjetër, përsëri në Manastir, që mund të thuhet se ishte panshqiptar. Morën pjesë antarët e të gjitha klubeve shqiptare: ai i Stambollit, Selanikut, Shkupit dhe klubet e Shkodrës e Korçës. Ishin gjithashtu përfaqësuesit e të gjitha rretheve të Shqipërisë së veriut, të mesme e të jugut, si dhe shqiptarë nga Egjipti, Italia, Bullgaria, Rumania dhe SHBA. Afro 50 delegatë me të drejtë vote që diskutonin vecmas dhe afro 200 të tjerë që merrnin pjesë në mbledhjet e hapura. Ndërmjet tyre kishte ushtarakë si Fadil Pashë Toptani, Zija Pasha, redaktori i gazetës “Drita” në Sofje, Shahin Kolonja dhe ai i Kombit, në SHBA, Sotir Peci. Morën pjesë gjithashtu, priftërinj katolikë si Fishta, Kaçorri e Mjeda; Hil Mosi, disa hoxhallarë, kaditë e myftitë si dhe kryetarët e çetave, Çerciz Topulli e Mihal Grameno.
Diskutimet vazhduan nëntë ditë dhe argumetet pro e kundër secilit alfabet ishin të shumta, por përsëri nuk u arrit në një alphabet të nëjsuar.
U deshën vite ët tëra dhe në fund alfabeti që kemi sot u vendos me fillimin e funksionimit të shtetit shqiptar, pas luftës së parë botërore.

error: Content is protected !!