Rrethi i Korçës ka qenë në pararojë të luftës kundër fshatarëve të cilësuar kulakë. Ja si e përshkruante kreu i regjimit në rreth, luftën kundër tyre:

Peti Shamblli: ‟… Në kemi demaskuar e goditur, punë kjo që ka bërë që kulaku të mos futet në masë, të urrehet nga populli… Nga ana e tij pushteti ka organizuar gjyqe të hapura në fshat, i ka goditur kulakët edhe rëndë bile….kjo ka bërë që rrethi jonë të realizojë disa suksese të kënaqëshme …këto suksese byrosë dhe mua personalisht na dehën dhe andej nga shtatori 1950 e shkelëm gazin gjer në fund dhe u hodhëm në aventurë, në luftë frontale. Në nxorëm një listë me më se 500 kulakë dhe në mjaft fshatra ka pasë 15-17 të shpallur. Ata ju nënshtruan një presioni e një lufte politike shumë kërcënuese dhe në disa zona të kufirit ku konditat nuk kanë qenë të favorëshme për përdorimin e një taktike të tillë. Atyre u premë fletëdetyrimet e dyta në një masë prej 60 deri në 100 përqind mbi detyrimin e parë. Në këtë mënyrë një pjesë e tyre që kanë pasur tokat e dobëta dhe ekonominë e dobët, për t’i kufizuar nga ana ekonomike ne nuk i patëm parasysh këta faktorë, kështu që atyre u muarëm edhe bukën e gojës, i vumë përpara pozitave të largimit nga fshati ose të arratiseshin…. nuk e kemi pasë shumë të qartë nga ana parimore se si duhej të zhvillohej lufta e klasave në këtë përiudhë”… “… në anën tjetër unë dua të them se gabimet në luftën e klasave, gabimet e pushtetit për furnizimin, për pritjen etj, kanë ndihmuar arratisjen”.

error: Content is protected !!