Një grua nga rrethi i Lushnjes i drejtohej gjeneralit Mehmet Shehu, më 25 qershor 1954, ku kërkonte ti hiqej cilësimi “kulak” që i ishte bërë familjes së saj.

Ishte një nga familjet e shumta shqiptare që regjimi komunist i cilësoi “kulakë”, për të zbatuar luftën e klasave në fshatin e varfër shqiptar, sipas teorisë famëkeqe leniniste “Mbështetje tek fshatari i varfër, aleancë me fshatarin e mesëm, luftë kundër kulakut”. Ishin komunistët shqiptarë, barbarët e Stalinizmit shqiptar që nuk treguan asnjë mëshirë për bashkëfshatarët e tyre!

Ajo që e bënte edhe më të dhimshme fatin e tyre ishte se një numër i madh i tyre kishin mbështetur Lëvizjen Nacional-Çlirimtare, madje kishte edhe dëshmorë nga bijtë e tyre.

Midis të tjerave, ajo shkruante: “…Në vitin 1946 djali im i vetëm… mu vra duke shërbyer në ushtrinë Kombëtare, kështu që më ka lënë nusen me 3 fëmi të vegjël.

Për këtë nga qeveria na u dha një shpërblim mujor.

Me tu cilësuar kulak kryetari i Këshillit … bashkë me drejtorin e Kooperativës Bujqësore na e muarën librezën dhe ndërhynë për mos me na dhanë shpërblimin mujor djalit tim të vrarë.

Gjatë kësaj kohe që mbajmë titullinb kulak shikojmë se Kryetari i Këshillit … dhe drejtori Koooperativës vendosën që na nxuarën nga shtëpia duke na strehuar në një shtëpi tjetër në fshat e cila nuk na merrte, pse gjënë gjatë dy dimrave i kemi pasë jashtë.

Në të vërtetë kooperativës shtëpitë nuk i duheshin, si fakt edhe sot janë bosh.

Prapë gjatë kësaj kohe plakun tim Kryetari i Këshillit … dhe drejtori i Kooperativës … bashkë me 8 shokë të tjerë duke qenë të armatosur më arrestuan plakun në mes të natës duke na trembur gjakun të gjithë neve të cilën e mbajtën gjithë natën në zyrën e kooperativës pa i bërë ndonjë pyetje por në mëngjez e liruan pa u thënë ndonjë fjalë. Për këtë kërkuam pranë degës Brendshme Lushnje e cila e kritikoj këtë akt të keq të njerëzve si më sipër.

Gjatë kësaj kohe na janë bërë damtime na ishte shkulur e marrun porta e shtëpisë, na janë dëmtuar pemët, me gjënë e gjallë na kanë ngrënë grurin, fasule etj. Për sa kemi kërkuar për dëmet na ishte thënë se do u paguhet por në fakt jo.

Me zor na kanë marrë një SASI GRURË QË E KISHIM BLERË, PA NA DHËNË NDONJË SHPËRBLIM.

Për lirimin e shtëpisë kemi kërkuar me anë të gjyqit i cili vendosi që të na lirohet shtëpia, por kryetari i komitetit ekzekutiv pengon lirimin e shtëpisë.

Cilësimi jonë kulak ashtë bërë për inat të kotë të kryetarit të këshillit popullor H… P… dhe nga ish drejtori i kooperativës bujqësore N… që më vonë ky vrau V… N… dhe vet veten…”

Por, as kryetari i ri që zvëndësoi vrasësin, nuk mori asnjë masë që të mos i dëmtonin!

Janë mijëra ketra të tilla dërguar krerëve të regjimit ku kërkonin drejtësi.

Janë dëshmitë e persekutimit barbar që iu bë mijëra familjeve nga më të nderuarat.

Please follow and like us:
error: Content is protected !!